Maliqi: Presidenti shmangu përplasjen, Rama të ruajë qetësinë

Deputeti Lefter Maliqi, e cilëson si veprim që do të hyjë në histori, ajo e Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se Kreu i Shtetit shmangu kështu një konflikt. Nga ana tjetër, Maliqi ”këshilloi” kryeministrin Rama që të qetësohet, kurse Lulzim Bashën që të ul tonet.

Postimi i plotë

Veprim dinjitoz prej pushtetari, largpamësi, mbi palët, në shërbim të interesave të vendit dhe të ardhmes Europiane. Vendimi i Presidentit shmangu përplasjen e mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë, pasi pasojat do ishin shumë të rënda më 30 Qershor deri dhe në viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama

Demokracia do ishte në rrezik, vota e lirë në rrezik dhe e ardhmja Europiane në rrezik. Presidenti uli tensionet tregoj veten që eshtë mbi palët, tregoj veten që eshte student i Dhjetorit 90 me vizion Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veprimi i tij do ngelet në histori, pasi shmangu gjakderdhjen që mund të ndodhte më 30 Qershor dhe shmangu instalimin e Diktaturës. Rama të ruaj qetësinë ti thërras arsyes. Basha të ul tonet dhe të shkoj drejt dialogut dhe zgjedhjeve të parakohshme me standarte Europiane dhe ndryshim sistemi elektoral. Sot fitoj Demokracia, fitoj Shqiperia, fitoj e ardhmja Europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?