Manastirliu flet për situatën në Krujë: Sot në spital edhe fëmijë e adoleshentë
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Krujë, ku rreth 500 qytetarë kanë përfunduar në spital me shenja helmimi.
Në një konferencë për mediat, teksa prezantoi dhe një vendim të qeverisë, Manastirliu tha se strukturat janë në pritje të analizave bakterologjike.
“Dua t’ju jap një informacion, nga raportimet e ISHP dhe operatorët e kujdesit vendor të Krujës, janë ende në pritje të analizave bakterologjike. Nga ana tjetër dua të theksoj se ditën e sotme janë 14 qytetarë, përfshi këtu fëmijë dhe adoleshentë që po marrim shërbim mjekësor pranë spitalit të Krujës. Fatmirësisht fluksi ka ardhur në rënie. Analizat bakterologjike kërkojnë kohën e tyre”, pohoi ajo.
KOHA JONË SONDAZH

