Mandatet e PD, Veliaj: E bëjnë për show por do vijnë se e duan 100 mijë lekëshin
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj ka përshëndetur peticionin e artistëve që i mbërriti me një sms në celular. Veliaj ka thënë se nuk është i habitur nga këshilltarët e PD-së, të cilët braktisën mbledhjen dhe u larguan por ai tha se SHQUP është marrë me një VKM të qeverisë Berisha mbi një pronë publike. “PD vodhi me VKM SHQUPIN”
”Po hyjmë në një fazë destruktive para zgjedhjeve. Më thoni çfarë pune bëni që të bëj. Vini vetëm për të marrë lekët. S’bëni asnjë punë. Mirë mo ndiqeni të gjithë Lulin, por e dini të gjithë se ku do përfundojë kjo histori. Jam i vendosur që të ecim përpara me Teatrin. Sapo më kanë informuar që të gjithë artistët kanë firmosur një peticion. Ne po i marrim kësht: Kemi 200 metra tokë këtu, na jepni 300 metra kopsht këtu, 2000 metra shkollë atje. Luli një kalama i papjekur. Arkitekti që qyteti i Neë York i ka besuar të gjithë parqet, komisariatin e Policisë të New Yorkut. Si mund të jetë kaq kalama kryetari i PD-së, që thotë ‘non grata’ për arktitektin e Teatrit të Ri. Dy shkolla në Tiranë kanë marrë emrat e dy artistëve, njëra prej tyre të Drita Pelingut”, tha Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

