Mandati i Idrizit, Doda: Vijon beteja, do ankimojmë në KQZ

Pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje me vendim 4-3 të rrëzonte kërkesën e PDIU duke lënë kryetarin e çamëve Shpëtim Idrizi jashtë Kuvendit, Mesila Doda thotë për Report Tv se beteja do të vazhdojnë.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU deklaron se vazhdon këqyrja e materialeve filmike, ndërsa do të ketë një ankimim në KQZ.

“Po vazhdojmë me këqyrjen e materialeve filmike dhe më pas në respektim të afateve kohore të Kodit Zgjedhor do ankimojmë në KQZ” shprehet Doda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpëtim Idrizi e humbi mandatin në Tiranë vetëm për pak vota duke i kaluar Partisë Socialiste që mori 18 në kryeqytet në 25 qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?