Manjani: Bota mban frymën kur takohet Trump-Putin. Kujdes nga ndikimi Rus
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan në një postim në facebook, se kur takohet Presidenti i SHBA-së, Donald Trump me Presidentin Rus, Vladimir Putin e gjithë bota mban frymën. Por kjo nuk ndodh kur Trump takohet me liderët e tjerë, ndaj dhe me ironi Manjani thotë se duhet pasur kujdes nga ndikimi Rus.
”Shumë interesante! Nuk përbën më lajm takimi i Presidentit të SHBA me asnjë leader tjetër sa çbën takimi me Presidentin e Rusisë! More u takua me Merkelin, me May-n, me Macron, Mbretëreshën e Anglisë, kryeministra, presidentë e mbretër të Europës, me të gjithë udhëheqësit e Azisë, thuajse me të gjithë”,-tha Manjani.
Postimi i plotë
Shumë interesante! Nuk përbën më lajm takimi i Presidentit të SHBA me asnjë leader tjetër sa çbën takimi me Presidentin e Rusisë!
More u takua me Merkelin, me May-n, me Macron, Mbretëreshën e Anglisë, kryeministra, presidentë e mbretër të Europës, me të gjithë udhëheqësit e Azisë, thuajse me të gjithë.
Por hiç! Thjesht u dhanë në lajmet e ditës si rutinë.
Bota mban frymën kur Presidenti i SHBA takohet me Presidentin e Rusisë.
Thuajse gjithë shtypi Europian shfryn marazet e qeverive të Europës nga ky takim.
Pra Putin qënka shumë më i rëndësishëm… Po kur thonë kujdes nga ndikimi Rus!
KOHA JONË SONDAZH

