Manjani – Bushatit: Emigrantët që po marrim ne nuk janë italianë, që t’i kthejmë reston Italisë
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi vendimin e qeverisë shqiptare për të akomoduar 20 emigrantë të paligjshëm që prej disa ditësh në shtetin fqinj të Italisë.
Përmes një shënimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Manjani shprehet se pavarësisht të vërtetës që Italia i ndihmoi shqiptarët në eksodin e tyre të viteve ’90, Shqipëria nuk po emigron italianë që ti kthehet restoja vendit fqinj.
“Ashtu është siç thotë Ditmiri: “Italia na shpëtoi ne..” kur i zumë derën nga halli. Çështja është që nuk po emigrojnë Italianë që neve tu kthejmë reston!!! Pa dyshim që nuk jemi as Europa që nuk ndihet, por as qëndra e refugjatëve, të cilët nuk zgjedhin Shqipërinë si destinacion!”- thekson në reagimin e tij Ylli Manjani.
KOHA JONË SONDAZH

