Manjani: Fal det e fal tokë, se ka thënë Hahn

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një statusi në facebook, thotë se ideja e kufijve Kosovë-Serbi, mbështetet nga BE-ja.

Ai e lidh me vizitën e Komisionierit Johannes Hahn në Tiranë dhe e gjitha sipas tij, po bëhet për negociatat por që Shqiptarët po e paguajnë me kosto natyrën (ideja e ndryshimit të kufijve).

”Erdhi Hahn erdhi dhe loja kufijve. Fal det e fal tokë se ka thënë Hahn-i! Ndërkohë në Shqipëri “drithen” femrat kur vjen Hahn për vizitë. Për ato të shkreta negociata, vazhdojmë të paguajmë por në natyrë”,-shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje:

Erdhi Fyle, Komisioner i BE dhe ne morëm ÇEZ. Iku Fyle, iku edhe ÇEZ.

Shqipërisë i humbën disa milionë Euro. Goxha milionë…

Por, hajt më për atë status, paguam diçka…☹️☹️

Sot:

Erdhi Hahn erdhi dhe loja kufijve. Fal det e fal tokë se ka thënë Hahn-i!

Ndërkohë në Shqipëri “drithen” femrat kur vjen Hahn për vizitë…

Për ato të shkreta negociata, vazhdojmë të paguajmë por në natyrë…

Konkluzion:

Një drejtor Banke në Itali më tha: “Komisioner në BE do doja të isha. As punë e as përgjegjësi. Përdorin autoritetin për të ndikuar ku munden për çështje private. Rroga super të larta…”

Ka të drejtë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?