FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: Gërdufjet kundër betimit të Metës ishin kot

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka uruar sot Presidentin, Ilir Meta për marrjen e detyrës. Në një shënim në Facebook,  Manjani komenton dhe deklarata që u bënë gjatë muajve të fundit, për bllokimin e betimit të Ilir Metës.

Postimi i Manjanit në Facebook:

Shënim:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot u betua Presidenti i Republikës. Siç e kishim paralajmëruar çdo gjë shkoi sipas Kushtetutës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po sot u mbyllën edhe “betimet” politike se nuk do ta lëmë Metën të shkojë në Presidencë! Gërdufje kot!

Gjithashtu po sot, të gjithë ata që shanin e gërdufeshin nëpër rrjete e blogje kundër shpjegimeve të mia ligjore e Kushtetuese, duhet të jenë bindur që analiza ishte thjesht ligjore!

I uroj fat e mbarësi Bujar Nishanit dhe suksese në detyrë Ilir Metës!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?