FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani i kujton Ramës: Presidenti s’është përfshirë në fushatë. President është Bujar Nishani, jo Ilir Meta

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nuk i ndahet monitorimit të akuzave që po ‏artikulojnë socialistët ndaj Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, dhe i kujton Edi Ramës se Meta mandatin e Presidentit e merr në datën 24 korrik, kur dhe është dita që ai do të betohet në Kuvend.

Deri atëherë detyrën e Presidentit të Republikës është Bujar Nishani. Por për Manjanin, as kaq nuk e dinë socialistët, që vijojnë ta akuzojnë Ilir Metën, si President që është përfshirë në fushatën zgjedhore në një kohë që ai nuk është ende President.

“Futja e Presidentit në fushatë!!” B.Nishani nuk po bën fushatë për askënd! I. Meta është President me 24 Korrik. As kaq nuk e dinë?!!”- shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?