FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani i përgjigjet Ruçit: Nuk e di se çfarë thotë “Kushtetuta” e Fierit, por duhen 93 deputetë për shkarkimin e Presidentit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas deklaratës së fortë deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili paralajmëroi shkarkimin e Presidentint të zgjedhur, Ilir Meta.

Ruçi tha pasditen e djeshme nga Fieri se Meta mund të jetë Presidenti i parë që shkarkohet. Në lidhje me këtë, ish-ministri i LSI shkruan në rrjetet sociale se shkarkimi i Presidentit vendoset nga 93 deputetë.

“Nuk e di për kushtetutën e Fierit, por ajo Shqipërisë thotë se: Shkarkimi i Presidentit të Republikës vendoset nga 93 deputetë”, shkruan Manjani./

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?