FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani ironizon PS-në: Sorra nuk e mbron dot Pëllumbin…

Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rinumërimin e votave për Tiranës. Këtë kërkesë të PS-së e bëri publike gjatë ditës së sotme dhe kreu i KQZ-së Klement Zguri.

Përveç PS-së, edhe PDIU ka kërkuar rinumërimin e votave, pasi pretendon se votat e marrë në Tiranë i janë tjetërsuar.

Por menjëherë pas kërkesës së PS-së për kontestimin e zgjedhjeve për Tiranën, ka ardhur dhe reagimi i ish-Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manjani ka ironizuar kërkesën e PS-së, duke theksuar se ata po kontestojnë rezultatin që vodhën vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja statusi i Manjanit:

‘PS konteston rezultatin që vodhi vetë?! Qesharake! Nuk mbrohet vjedhja me taktika të lodhura! Sorra nuk e mbron dot Pëllumbin…’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?