Manjani: Kjo qeveri riktheu votimet moniste që i shet për zgjedhje

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje deputetëve zvendësues të opozitës t’i dorëzojnë mandatet e tyre në Parlament, sepse, sipas tij, kështu i shërbejnë vendit në mënyrë besnike.

Më tej, Manjani vijon duke thënë se “Ndenja në atë parlament i jep atë pak frymë që po merr qeveria më e keqe pas asaj të Adil Çarçanit”.

Gjithashtu, Manjani është shprehur se: Kjo është qeveria që riktheu izolimin ndërkombëtar të vendit. Riktheu shtetin, policinë e gjykatat politike kundër njerëzve që protestojnë. Riktheu drejtësinë popullore. Riktheu votimet moniste që i shet për zgjedhje. Është qeveria që na damkosi ndërkombëtarisht si popull trafikant e drogaxhinjsh.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim postimi i plotë i Manjanit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetët zëvendësues, pavarësisht arsyeve që patën kur morën mandatet, duhet të kuptojnë se i shërbejnë vendit në mënyrë besnike nëse i dorëzojnë ato mandate.

Nëse kanë pak ndjenjë shoqërore e solidariteti me popullin shqiptar, duhet t’i lënë atë mandate. Shqipëria vlen më shumë sesa rroga e deputetit!

Ndenja në atë parlament i jep atë pak frymë që po merr qeveria më e keqe pas asaj të Adil Çarçanit.

Është qeveria që riktheu izolimin ndërkombëtar të vendit. Riktheu shtetin, policinë e gjykatat politike kundër njerëzve që protestojnë. Riktheu drejtësinë popullore. Riktheu votimet moniste që i shet për zgjedhje.

Është qeveria që na damkosi ndërkombëtarisht si popull trafikant e drogaxhinjsh. Është qeveria që po na rikthen vizat.

Etj etj. Nuk ka stabilitet me një qeveri të tillë!

Ndaj mirë bëjnë t’i dorëzojnë ato mandate e të bëhen pjesë e familjeve të tyre politike, aty ku e kanë vendin real. Në ato familje ku edhe u promovuan në lista si kandidatë për deputetë!

Jam i bindur që shumë prej atyre ary mendojnë kështu. Nuk është as turp e as vonë të veprojnë kështu si mendojnë!

Ndjenja ende aty është e kotë, sepse edhe ai pak ajër po i mbaron qeverisë anti shtet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?