FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: Ky vend nuk shkarkoi Ramiz Alinë, por po shkarkon Metën pse kërkon të shmangë vëllavrasjen

Nga Ylli Manjani -Presidentët e mëparshëm thuajse të gjithë nuk ishin të preferuarit e qeverisë, por kjo e fundit asnjëherë nuk tentoi ti shkarkonte.

Kam parasysh që qeveria Berisha e shpalli “puçist” Bamir Topin, por as nuk e çoi nëpërmend shkarkimin e Tij.

Qeveria Rama, Bujar Nishanin e konsideronte drejtues e “shërbëtor” të PD, por nuk e shkarkoi.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pritën me durim derisa u mbaroi mandati. As Berisha e Aliaj si presindentë nuk u shkarkuan, por u dorëhoqën me ndryshimin e situatës politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Ilir Meta ju doli më i keqi vetëm sepse po tenton të shmangë një përplasje vëllavrasëse ndërmjet shqiptarësh.

Pra, sipas Edi Ramës po bëre detyrën shkarkohesh!!!

Shkarkohesh virtualisht në kët rast, se as me gjykatë Kushtetuese në funksion nuk e shkarkojnë dot. Nuk ju mjafton parlamenti monist dhe i blerë për të zbatuar “porosinë” e Elisës. Ta puthsha mendjen-i thonë kësaj sjellje!

Lexoni edhe

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?