FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: Ligji për prishjen e Teatrit është sundim i horrave të pushtetit

Vetëm pak minuta më parë ka nisur protesta e organizuar nga artistët, që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, e ndërkohë lidhur me këtë çështje ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili edhe njëherë shprehet se ligji që qeveria do të miratojë sot për prishje-ndreqjen e Teatrit Kombëtar, është anti-kushtetues e anti-demokratik.

“Ajo poshtërsi juridike nuk ka lidhje me Kushtetutën e asnjë vendi demokratik me pushtete të ndara dhe ku sundon e drejta”, shprehet Manjani.

Postimi i Manjanit

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe njëhere:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji që duan të miratojnë sot për prishje-ndreqjen e Teatrit Kombëtar, është ANTI-KUSHTETUES e ANTI-DEMOKRATIK!

Ajo poshtërsi juridike nuk ka lidhje me Kushtetutën e asnjë vendi demokratik me pushtete të ndara dhe ku sundon e drejta.

Ai projekt ligj është SUNDIM i horrave të pushtetit!

Miratimi i tij, mund të bëhet vetëm nga një Parlament që varet nga Qeveria. Në fakt qeveria moniste që kemi sot, Parlamentin e ka thjesht laksativ për kapsllëkun e vet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?