FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: “Lista e zezë” e Ramës, prirje diktatoriale

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se ‘lista e zezë’ që Edi Rama nxorri në Facebook është e papranueshme dhe anti-ligjore.

Sipas Manjanit, duke linçuar prokurorët dhe gjyqtarët shkatërrohet edhe ligji i vetting-ut. Përveçse tha se linçimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve ndodh vetëm në sistemin dictatorial, Manjani u shpreh se në këtë mënyrë, këta zyrtarë të lartë mund të kërkojnë mbrojtje, pëfshi dhe ata që duhet realisht të largohen.

“Deri tek komunikimi publik nuk ka asgjë të keqe. Detyra e kryeministrit është të vjelë debate me publikun për çështjen e sistemit, jo njerëzit. Tani ai thotë nuk është sistemi, por njerëzit dhe kjo është e papranueshme dhe antiligjore. Pjesa më e rëndësishme në këtë listë është linçimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët linçohen vetëm në sistemin diktatorial.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vettingu nuk bëhet nga Parlamenti. Linçimi publik i gjyqtareve dhe prokurorëve nga Rama ka dy risqe. E para se ata mund të kërkojnë mbrojtje. Tjetra është se bashkë me këtë kategori që kërkojnë mbrojtje mund të përfitojë edhe një gjyqtar apo prokuror që në fakt duhet të iki. Ja pse shkatërrohet vettingu me linçimet publike.”- tha Ylli Manjani në emisionin “Studio e Hapur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?