FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: Nëse demokracia është në shitje, pushteti blerësi më i madh

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim ironizues në Facebook shkruan se nëse demokracia, liritë dhe të drejtat themelore janë për shitje, pa dyshim që pushteti është blerësi më i madh.

“E në këtë rast pushteti-blerës është krejt legjitim të bëjë ç’të dojë me liritë dhe të drejtat që bleu! Është legjitim të sillet si me çdo plaçkë tjetër që blen”, shkruan më tej ish-ministri.

Sigurisht Manjani nuk ka harruar të urojë shqiptarët festës e Pavarësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Ylli Manjanit

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse demokracia; liritë dhe të drejtat themelore janë për shitje, pa dyshim që pushteti është blerësi më i madh. Sado të jetë çmimi!

Në këtë rast pushteti-blerës është krejt legjitim të bëjë ç’të dojë me liritë dhe të drejtat që bleu! Është legjitim të sillet si me çdo plaçkë tjetër që blen.

Kërkohet vetëm pak sinqeritet sa për të dalluar “shitësit” e lirisë dhe të drejtave nga ata që këto gjera i kanë të shenjta…

Ah se harrova, Gëzuar Pavarësinë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?