Manjani: Politikanëve t’u bëhet testi i drogës, ju është turbulluar mendja
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një statusi në facebook shkruan se propozimi i PD, që politikanëve t’u bëhet testi i drogës, rezultoi test i rëndësishëm për të kuptuar nëse drejtohemi nga droga apo nga mendje të ftohta, por fatkeqësisht nuk u pranua.
“Është për të mirën e përbashkët. Turbullimi i mendjes së udhëheqësve hall i madh publik dhe meriton vemendje”, shkruan më tej Manjani.
Postimi i Manjanit
Për fat të keq propozimi i PD, që politikanëve t’u bë bëhet testi i drogës nuk u pranua, kur u miratua ligji për dekriminalizimin.
Dukej si propozim absurd, por koha tregoi se ky test është i rëndësishëm për të kuptuar nëse drejtohemi nga droga apo nga mendje të ftohta.
Fundja në këtë vend u bënë turlilloj eksperimentesh absurde, le të ishte bërë dhe ky!
Është për të mirën e përbashkët. Turbullimi i mendjes së udhëheqësve hall i madh publik dhe meriton vemendje.
Kurrë nuk është vonë…
KOHA JONË SONDAZH

