Manjani: Protesta masive, Rama jerm dhe kërcënon

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për protestën e opozitës ku shpjegon se pjesëmarrja e lartë dhe e përsëritur në protestat e opozitës, vështirë se mund të vihen në dyshim. Në një postim në rrjetin social Facebook Manjani shton se njerëzit dalin dhe protestojnë ashtu siç ka shumë të pamundur që nuk janë fizikisht në shesh, por protestojnë në mënyrën e tyre.

“Gjendja tejet e vështirë ekonomike dhe rreziku i shuarjes së çdo shenje të demokracisë i bën njerëzit të protestojnë”, thotë më tej Manjani.

Postimi i plotë i Manjanit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesmarrja e lartë dhe e përsëritur në protestat e opozitës, vështirë se mund të vihen në dyshim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njerëzit dalin dhe protestojnë ashtu siç ka shumë të pamundur që nuk janë fizikisht në shesh, por protestojnë në mënyrën e tyre.

Sigurisht që dikush i thërret në protestë dhe njerëzit i përgjigjen thirrjes së partive të opozitës masivisht.

Kjo mund të mos jetë meritë vetëm e opozitës, por gjendja tejet e vështirë ekonomike dhe rreziku i shuarjes së çdo shenje të demokracisë i bën njerëzit të protestojnë.

Nga kjo pikpamje për numrat e rritura dhe të qëndrueshme të protestuesve në shesh ka meritë të veçantë arroganca, kokëfortësia dhe keqdrejtimi i qeverisjes nga ana e Kryeministrit.

Ky i fundit megjithëse mohon, fyen, kërcënon, dhunon e turfullon kundër pjesmarrësve, nga njëra anë dhe premton se do të shuajë opozitën në këtë vend nga ana tjetër, vetëm sa shton mllefin dhe numrin e protestuesve.

Le pastaj premtimi që do kthejë vizat si ndëshkim për popullin. Kjo e bën edhe më të madh dëshirën për revolte.

Se helbeté, pa viza se pa viza njerëzit skanë çtë humbin tjetër gjë, ndaj mbushin sheshet.

Jerm komplet është….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?