FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: PS ta nisë reformën në administratë nga të punësuarit e saj, nëse e ka seriozisht

Duke marrë shkas nga mbledhja e djeshme që kryeministri Edi Rama zhvilloi me grupin e skuadrës fituese të PS-së në zgjedhjet e 25 qershorit, nga ku paralajmëroi fortunë në radhët e administratës publike, ka ardhur dhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Manjani bën apel që administrata të ç’politizohet nga çdo i punësuar partiak, përfshi edhe ata të Partisë Socialiste. Kjo pasi, sipas Manjanit, reformat serioze nisin gjithmonë nga vetja.

“Administrata civile duhet te çpolitizohet nga çdo i punësuar partiak,përfshi edhe ata të PS! Reformat, kur janë serioze fillojnë nga vetja!”- shkruan Ylli Manjani në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?