Manjani: Rama braktis BE për Jugosllavinë
Mungesa e Ministrisë së Integrimit, në qeverinë “Rama 2”, ka shkaktuar debate. Gjatë fjalimit në Asamblenë Kombëtare të PS, nga ku prezantoi kabinetin e ri qeveritar, kreu Rama nuk e përmendi as këtë ministri as edhe procesin e Integrimit.
Për ish-Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, kjo ndarje e qeverisë, për të braktisur BE-në për Jugosllavinë, është kryesorja sesa vetë përbërja e qvevrisë. “Ka çështje shumë më të prehta politike, sesa përbërja e qeverisë, për t’u ndarë nga Rama! Braktisja BE-së për Jugosllavinë është kryesorja”, shkruan Manjani në Twitter.
Ka çështje shumë më të prehta politike, sesa përbërja e qeverisë, për t'u ndarë nga Rama! Braktisja BE-së për Jugosllavinë është kryesorja!
— Ylli Manjani (@yllimanjani) August 28, 2017
KOHA JONË SONDAZH

