Manjani: Rama duhet t’i kërkojë ndjesë Miranda Rirës
Deklarata e sotme e kryeministrit, Edi Rama kundër kryebashkiakes Miranda Rira dhe foshnjës së saj ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm në nga partitë e opozitës.
Ish-ministri Ylli Manjani, në një reagim në Facebook, sjellë në vëmendje faktin se Edi Rama është politikani që është ankuar më shumë për sulmet jo etike që i kanë bërë familjes së tij kundërshtarët. Nisur nga kjo, Manjani i sugjeron kreut të qeverisë që t’i kërkojë ndjesë personale Miranda Rirës.
Postimi i plotë i Manjanit në Facebook:
“Në emër gjithë sa ka thënë vetë Ai, kundër të gjithë atyre që publikisht kanë linçuar familjarët e Tij, Edi Rama duhet ti kërkojë falje publike Miranda Rirës!
Me të njëjtin standard që ai kërkon nga të tjerët për fëmijët e tij, asgjë më shumë. Duhet thjesht dhe njërzisht të kërkojë ndjesë Mirandës dhe familjes së saj.
Jo LSI, as Opozitës se është e tepërt, por thjesht Mirandës!
Nëse do që të ketë të drejtë ende të kërkojë të mos ja përmendin fëmijët e Tij, duhet ta bëjë dhe menjëherë.
Do ta përshëndes po e bëri një gjë të tillë. Nuk është politikë kjo e linçimit të familjes dhe jetës private”.
KOHA JONË SONDAZH

