FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani-Ramës: Mbrohet duke hequr poturet. Bleu mandatet e PDIU, që të shesë Çamërinë e Shqipërinë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, pas reagimit të këtij të fundit mbi çështjen e detit me Greqinë, i cili iu hakërrye LSI-së dhe PDIU-së, për një gjë që ai e ka negociuar ai vetë.

E pikërisht për këtë debat, Manjani i kujton Ramën se nuk mbrohet dot duke hequr poturet e duke hyrë në çizme. Manjani shprehet se Rama bleu mandate pushteti me siglën e PDIU-së për të shitur Çamërinë dhe Shqipërinë.

Reagimi i Ylli Manjani në Twitter‏

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryerilindasi mendon se po mbrohet duke hequr poturet e duke hyrë në çizme. Bleu mandate pushteti me siglën e PDIU për të shitur Çamërinë e Shqipërinë! Tashmë po del çdo ditë në sipërfaqe një krim apo një skandal i ri! Ska më as çizme e as poture që e mbrojnë!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?