FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: Shefi i së keqes nuk vettohet, është vetë Vettingu

Duke marrë shkas nga një plan që pritet të zbatohet nga Kryeministri Edi Rama, ajo e një platforme Vettingu për të gjithë punonjësit e shërbimeve ndaj publikut, duke filluar nga hipotekat, ka nxitur reagimin e ish-Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një postim në rrjetin social facebook, Manjani shkruan se të gjithë do të jenë pjesë e procesit të Vettingut. “Të gjithë do vettohen! Drejtësia, administrata edhe qeveria”,-shkruan ish-Ministri.

Por Vettingut do ti shpëtojë sipas tij, shefi i së keqes. Ish-Ministri e cilëson pushtetin e Kryeministrit Rama, si mbrojtës nga Vettingu, pasi është vetë Vettingu. “Vetëm ai, shefi i të keqes, jo! Ai është vetë vettingu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

E reagimin Manjani e mbyll me fjalinë: “Ngushëllime për reformën”!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?