FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani sherr me Auron Taren për plazhet private: Shtet hiç, vetëm shtetarë të shtrirë në shezllon me pagesë

Në një ‘sherr’ disi të pazakontë janë përfshirë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani me drejtorin e Agjencisë se Bregdetit Auron Tare në lidhje me zbatimin e ligjit për plazhet publike.

Manjani postoi disa foto nga një lokal, ku shprehte kënaqësinë për gatimet dhe pamjen e mrekullueshme të këtij ambienti në plazhin e Manastirit.

Ndërkohë që Auron Tare ka komentuar në statusin e Manjanit duke thënë se ka një VKM, për lirimin e atij plazhi nga privatët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej Tare shkruan se “Fatkeqësisht Bashkia e Sarandës ende nuk vepron për të ndaluar shfrytëzimin e plazhit ku të gjithë pushuesit të kenë mundësi të qëndrojnë pa pagesë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Manjani ka reaguar menjëherë duke i kërkuar të zbatojë VKM, por sipas tij në breg të detit nuk kishte shtet.

“Vetëm ndonjë shtetar i shtrirë në shezllon me pagesë…” shkruan Manjani.

Manjani

Manjani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?