FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani sulmon Ramën: Fajin ta kanë gjithmonë aleatët, po populli ç’bëri?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me procedimin penal të nisur nga protestuesve të Partisë Demokratike mbi rritjen e çmimit të ujit të pijshëm para Bashkisë së Tiranës.

Manjani akuzon direkt kryeministrin Edi Rama, teksa shkruan në “Facebook” se ai fajëson gjithmonë aleatët, edhe kur thotë që aleat ka popullin. Në këtë rast, vijon ish-ministri, e çoi popullin në ndjekje penale, edhe pse nuk protestoi për të rrëzuar qeverinë, por për çmimin e ujit.

“Fajin e kanë aleatët. Çoi popullin në ndjekje penale?! Pse, çbëri populli? Protestoi. Për çfarë? Për të rrëzuar qeverinë? Jo, për çmimin e ujit. Po ky sikur e ka aleat popullin në qeveri?! Këtij gjithnjë fajin ja kanë aleatët… Aleatët janë “tepsia”, “kazani”, “legeni”,”qypi”… Çfaj ka Ai?”, shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?