Manjani: Vetting-u, “kaluesi” e ka lidhur kalin tek qeveria
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar vendimet që merr KPK për gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në sitën e Vetting-ut. Manjani publikon rastin e dy gjyqtarëve nga Vlora, ku njëri e kaloi Vetting-un, ndërsa tjetri jo.
“Kontakti i papërshtatshëm” paska qenë me “fat” për njërin dhe “ters” për tjetrin. Gojët e liga, sugjerojnë që “kontakti” është mik me qeverinë e sotme”,-shkruan Manjani.
Më tej ai thotë se ”kaluesi” e ka lidhur kalin tek qeveria, ndërsa ”humbësi” tek provat. “Kaluesi” i Vetting-ut, qartësisht e ka lidhur kalin në “vendin e duhur”, pra tek qeveria. “Ngelësi” lufton me argumente e prova”,-thotë më tej ish-ministri i Drejtësisë.
Postimi i plotë
Një ngjarje nga Vetting-u
Dy gjyqtarë, të dy nga Vlora, të dy të akuzuar për njohje me të njëjtin “kontakt të papërshtatshëm”, njëri kalon Vetting-un ndërsa tjetri jo!
“Kontakti i papërshtatshëm” paska qenë me “fat” për njërin dhe “ters” për tjetrin. Gojët e liga, sugjerojnë që “kontakti” është mik me qeverinë e sotme.
Sidoqoftë, ligjërisht ky trajtim i pabarabartë quhet Diskriminim!
Pabarazia para ligjit është rregull sundues në ligjet e pushtetit.
“Kaluesi” i Vetting-ut, qartësisht e ka lidhur kalin në “vendin e duhur”, pra tek qeveria.
“Ngelësi” lufton me argumente e prova…
Të shohim kolegjin! Por vështirë…
OMN proteston për çdo rast, por jo për këtë!
Asnjë çudi!
RamaForma këtë fytyra ka!
KOHA JONË SONDAZH

