Manjani: Zgjedhjet e parakohshme, në shtator ose tetor
Vjeshta është periudha e duhur për të zhvilluar zgjedhje parlamentare. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se vendi ka nevojë për një parlament pluralist, ndaj shtatori ose tetori janë periudha e duhur për zgjedhje parlamentare.
Postimi i plotë
Si datë të re zgjedhjesh lokale mund të ishin datat 14 ose 21 korrik. Është krejt e mundshme pa sforco ligjore, sepse nga pikpamja Kushtetuese nuk ka asnjë problem. Insistoj, vendit i duhet sa më parë Parlamenti pluralist! Kështu që vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje parlamentare në vjeshtë Shtator-Tetor është periudha e duhur. Këtë gjë planifikonte të bënte edhe Rama, por e kishte në plan pa opozitën. Pa opozitë nuk ka zgjedhje! Tani është koha për ndonjë hap pas dhe për t’u përgatitur për të dy palët e zgjedhjeve.
KOHA JONË SONDAZH

