Mark Marku: Deputetët që votuan rezolutën kundër Metës janë deficentë

Pedagogu Mark Marku i ka cilësuar deputetët e opozitës në Kuvend që votuan rezolutën kundër Presidentit, si njerëz me probleme serioze morali dhe mungesë logjike.

“Ata 100 që kanë votuar sot rezolutën për Metën janë komplet defiçentë. Si mund ti thonë vetes opozita këta kukulla. Këta janë deficenta komplet sepse dhe formalisht duhet të votonin kundër, meqe i thonë vetes jemi opozita. Ka humbur logjika e kuptoni. Unë nuk shoh asnjë dallim mes Elisa Spiropalit dhe Kujtim Gjuzit. Janë një tufe decentash komplet që i thonë vetes deputetë”,- deklaroi Mark Marku.

Duke folur në emision, Marku u shpreh se Rama kërkon të fshijë provat e krimeve të tij, duke bërë diçka më të madhe: të çojë popullin në luftë, në konflikt civil.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rama kërkon të çojë vendin në luftë që të shkatërrojë të gjitha provat për krimet e tij. E them me bindjen e plotë. Sepse kur zhytesh kaq shumë në krim e korrupsion, do të kërkosh diçka më të madhe që ti fshish. Dhe lufta, konflikti civil është diçka shumë më e rëndë. Jam i bindur që Edi Rama kërkon të çojë vendin në luftë dhe në përplasje civile pasi kjo gjë është më e rëndë se sa krimi dhe korrupsioni tij. Në këtë mënyrë ai fshinë të gjitha provat dhe krimet që ka bërë në 6 vite në regjimin e tij”,- u shpreh Mark Marku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pedagogu përfshi në debat të ashpër edhe me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. “Këta janë bërë aq arrogantë sa duhen larguar me gurë. Vijnë në studio e bëjnë arrogantin. Ju duheni shkulur me rrënjë se të vidhni, të vrisni, të fyeni dhe vini në studio na bëni arrogantin. Me gurë e me armë duhet të shkuleni nga pushteti se na e keni sjelle në majë të hundës”,- tha Mark Marku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?