Marrëveshja e detit, Kulla: Mos u nxitoni, asnjë marrëveshje nuk është e ligjshme pa…

Eksperti i çështjeve të Sigurisë dhe rajonit, Ilir Kulla, ka reaguar në lidhje me debatin e fundit për delimitimin e kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, asnjë marrëveshje nuk është e ligjshme pa presidentin e Republikës. Prisni mos u nxitoni”,  shkruan Kulla në rrjetet sociale.

Pas mungesës së konsultimeve me Presidentin e Republikës në rastin e votës së Shqipërisë në OKB pro rezolutës së paraqitur nga Turqia në lidhje me vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, duket se kanë munguar konsultimet edhe në rastin e nisedimeve apo negociatave mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, ku përfshihet edhe çështja e kufirit detar mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?