Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, duke folur për një marrëveshje për detin midis Shqipërisë dhe Greqisë theksoi se ajo mund të jetë një lojë politike e kryeministrit Edi Rama.

Kryemadhi: Dje e dëgjuam dhe na erdhi si vetëtimë në qiell të pastër. Bushati foli në komision për çështjen çame dhe jo për detin. Mendoj se kjo është përsëri një lojë e radhës së zt.Rama.

Në mendoj që kjo mund të jetë një lojë e radhës që Rama bën me fqinjët duke pasur parasysh manjilitetin e tij, që ai mund ta bëjë këtë për të larguar vëmendjen nga çështja Tahiri, nga dështimi praktikisht që ka ndodhur me reformën në drejtësi, ku çështja e një ekstradimi ku ministrja e Drejtësisë dhe kryeprokurorja më së paku duhet të ishin të tërhequra. E gjitha kjo mund të jetë një lojë për të krijuar një lloj histerie patriotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një lojë politike që zt.Rama e bën për një moment dhe një protestë e madhe mund të bëjë që Rama pas disa muajsh tu thotë grekëve se më vjen keq po nuk më lejon populli.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1230511900407263/