Marrëveshja PD-PS, Idrizi: PDIU është parti kombëtare, nuk trembemi
PDIU është një parti kombëtare dhe futet në zgjedhjet për të qeverisur. Deklarata u bë nga kreu Shpëtim Idrizi në çelje të fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit. Duke iu referuar marrëveshjes politike Rama-Basha, Idrizi tha se ndonëse rregullat e demokracisë u shtrembëruan në mes të lojës, PDIU nuk trembet.
Idrizi: Pavarësisht janë me ne apo kundër nesh, të majtë a të djathtë, demokratë, socialistë, integralistë, pavarësisht në janë veriorapojugor, myslimanë, katolikë a ortodoksë, të rritur a të vegjël. Ne kemi Veç një Atdhe prandaj ju them me zë të fuqishëm!
Duke u ndalur te çështja çame, Idrizi deklaroi se ajo është njohur tashmë nga Bashkimi Evropian dhe nuk ka kthim pas.
Idrizi: Ne kemi Veç një Atdhe, që diaspora është pjesë e pandashme e shqiptarisë dhe duhet të ketë vëmendjen e plotë të shtetit shqiptar. Ne kemi Veç një Atdhe për integrimin evropian, uljen e konfliktualitetit të brendshëm politik dhe zbatimin e reciprocitetit me fqinjët tanë.
PDIU kandidon për zgjedhjet e 25 qershorit, me kandidatë të saj për deputetë në të 12 qarqet e vendit.
KOHA JONË SONDAZH

