Marrëveshja PD-PS, Shehi: Disa parti do të zhduken

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News thotë se marrëveshje midis PS-së dhe PD-së është në dëm të partive të vogla dhe do të ishte utopi që ato të përfaqësoheshin në Parlament.

Sipas Shehut, marrëveshja mund të zhdukë parti të vogla.

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shehi: Do të isha budalla, pa eksperiencë politike që të thoja se me këtë letrën këtu nesër në mëngjes, dielli nuk perëndon më. Ne të vegjëlve kjo lloj formule na penalizon. Disa prej nesh edhe mund të zhduken si identitete politike, por ky është një çmim që ne ia kemi paguar kësaj marrëveshje, këtij solidariteti. E kemi quajtur më të vlefshme një formulë që ka shumë defekte dhe na penalizon, por që u jep shans shqiptarëve të marrin një minimum zgjedhjesh se sa t’i kthehemi aventurave të vjetra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më sot është e pamundur që këto parti në krahun e djathtë të bëjnë aleancë me PD-në. Është e vështirë që këto parti të marrin nga 11-12 vota në disa qarqe. Kjo do të ishte utopi politike, ose në koalicione dhe ndodheshin në përfitimin që mund të ishin deputetë me 5-6 mijë vota.

Duke hequr këtë lloj mundësie kanë ngelur dy formula, një që të dalësh i pavarur është e pamundur dhe politikisht e dëmshme për krahun opozitar. Mund të marrësh 50 mijë vota dhe mund të mos marrësh asnjë deputet. Këto vota do të ndahen midis dy palëve. 25 mijë njëra, 25 mijë tjetra.

Ky është sistemi. Marrëveshja e ka këtë defekt nga brenda. Nesër është takimi i madh tek PD-ja, do të diskutojmë këtë punë. Kemi akoma shpresë që mund të bëhen edhe ndryshime në Kodin Elektoral. Ne do hyjmë për të bërë ndryshime.

Ditën e hënë ose të martë në mëngjes do të hyhet për të votuar Vettingun, pasdite për të bërë të gjitha ndryshimet e mundshme për të bërë mundur zgjedhjet dhe sigurisht për të kaluar qeverinë e re. Ministrat duhet të dekretohen për fuqi ligjore. Ndryshe, shumë nga partitë në krahun opozitar do të ndodhen në situatë të vështirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?