FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marrëveshja politike, ja lëvizjet e fundit të Bashës dhe Ramës

Që prej orëve të vona të mbrëmjes, Kryeministri Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi marrëveshjen politike, ku deri më tani janë “hermatik” me mediat.

Pas takimit në kryesinë e kuvendit ku krizës politike ju dha fund, sot që prej orës 10:00 të mëngjesit Rama dhe Basha janë mbyllur në Pallatin e Kongreseve ku po diskotohet për variantin final të marrëveshjes.

Në kulmin e zhvillimeve dhe lëvizjeve politike, Partia Socialiste ka thirrur një mbledhje urgjente të Kryesisë së saj sot pasdite në orën 17:00. Mbledhja mësohet se do të ketë në fokus marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që edhe lideri i demokratëve Lulzim Basha ka lajmëruar një takim me aleatët pas takimit me Ramën. Të dy do të njohin kryesinë dhe aleatët me detajet e marrëveshjes së arritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?