Marrëveshja politike, Monika Kryemadhi zbulon datën e zgjedhjeve
Pas marrëveshjes politike mes Kryeministrit Rama dhe kreut Demokrat Lulzim Basha për zgjidhjen e krizës politike dhe pjesëmarrjen e partive opozitare në zgjedhje, ende nuk është konfimuar data e zgjedhjeve të reja, e cila pritet të zbulohet sot pas konkretizimit të marrëveshjes.
Data e mbajtjes së zgjedhjeve mbetet për t’u parë në orët në vijim, kur të saktësohen detajet e marrëveshjes ndërmjet palëve të lidhur mbi paketën McAllistër +.
Por nën/kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar sot në mëngjes në emisionin “Wake up” në “Top Channel” ka zbuluar edhe datën e zgjedhjeve, që me shumë gjasa, do të mbahen në 16 korrik.
Kryemadhi ishte e ftuar për të folur rreth jetës së saj familjare me bashkëshortin Ilir Meta që do të ngjitet në postin më të lartë të shtetit, por nuk mundi t’i shmangej çështjeve politike, sidomos kur një natë më parë ishte arritur marrëveshja për zgjidhjen e krizës politike.
“LSI është një shans për të gjithë, tha Kryemadhi, në frymën e fushatës, “ndaj ju ftoj dhe ju të bashkoheni me ne më 16 korrik, se në këtë datë u lanë apo jo”.
KOHA JONË SONDAZH

