FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marrëveshja Rama-Basha, reagon Berisha: Një “win-win story”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur Rama-Basha. Me anë të një statusi në “Facebook” Berisha shkruan se me arritjen e kësaj marrëveshja ka fituar e gjithë Shqipëria. Ish-kryeministri e quan këtë marrëveshje fitore për të dyja palët kur thotë “një win-win story”.

Statusi i plotë

Një marrëveshje nga e cila fiton vendi! Të dashur miq, drejtuesit e dy partive kryesore të vendit firmosën sot një marrëveshje, me të cilën i dhanë zgjidhje njërës prej krizave politike më të rrezikshme të këtyre 26 viteve të fundit, që prej disa muajsh kishte rrokur vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kontekst, mendoj se çdo shqiptar duhet të ndjehet vërtetë i lehtësuar për zgjidhjen me mjete politike të kësaj krize që kërcënonte në mënyrën më serioze ekzistencën e pluralizmit politik në Shqipëri, themelet kushtetuese të shtetit demokratik, paqen sociale dhe stabilitetin e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu që, pa u ndalur në një analizë të hollësishme, e them me bindje të plotë se me këtë marrëveshje ka fituar Shqipëria dhe se për të gjithë shqiptarët që e duan vendin e tyre dhe vlerat e lirisë, marrëveshja është një win-win story.

Me këtë rast të dashur miq, le të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë ndaj miqve tanë të respektuar europiane dhe amerikane për ndihmën e tyre tejet të çmuar që dhanë në arritjen e kësaj marrëveshje si dhe ndaj të gjithë atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që vendosen sakrificën e tyre në themel të saj si dhe ndaj të gjithë atyre, që më angazhimin serioz bënë të mundur këtë marrëveshje të një rëndësie historike për Shqipërinë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?