Marrëveshja Rama- Basha, Tahiri: Fitoi Shqipëria dhe shqiptarët
Pak orë pas arritjes së marrëveshjes Rama- Basha, Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri u shpreh se kjo marrëveshje ishte e duhura për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Teksa po fliste përballë votuesve të rinj tek “Piramida”, shumë pranë çadrës së PD, Tahiri u bëri thirrje qytetarëve të votojnë PS nëse duan që të kenë shtet, ose do zgjedhin të kthehen tek rrënimi i shtetit.
“Brenda këtij mandati PS votoi Reformën në Drejtësi. Beteja jonë ishte angazhimi themelor, ishte për çdo shqiptarë, për t’i dhënë fund kapitullit 25- të gjyqtarëve të korruptuar. Kjo është fitorja e shqiptarëve, e megjithatë në këto 4 vjet kemi bërë shumë gjëra bashkë, prandaj falënderoj çdo anëtar të PS, FRESH, çdo qytetar për besimin që na ka dhënë këto 4 vjet. Dua të falënderoj të gjithë kolegët, që i shërbyen qytetarëve dhe që sot nuk janë më deputet. Kemi bërë shumë, dhe kemi shumë për të humbur nëse kthehemi pas, nëse nuk e ke marrë ende legalizimet, në 25 do të votosh për të marrë legalizimin, do votosh për të marrë punën sipas meritës, një sistem arsimor, datë 25 voto PS se e ndajmë bashkë o shkojmë te shteti që duam ose të rrënimi i shtetit që kishim”, u shpreh Tahiri.
KOHA JONË SONDAZH

