FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Brendshme dhe Universitetit të Tiranës, Balla: 100 vende të reja për oficerë policie

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me pedagogë e drejtues të Universitetit të Tiranës, me qëllim vënien e urave të bashkëpunimit institucional në kuadër të programeve të ekselencës për Policinë e Shtetit.

Sfida për një rritje cilësore të nivelit profesional dhe trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve të Policisë së Shtetit është po ashtu një sfidë e hapur. Sfida për të pastruar Policinë e Shtetit ka hyrë natyrshëm në një fazë të re, e cila natyrshëm kërkon edhe partneritete me institucione që prodhojnë kuadro me nivel të mirë dhe cilësor arsimor”, tha Balla.

Jam sot këtu në Universitetin e Tiranës pikërisht për të planifikuar së bashku një të ardhme të afërt të Policisë së Shtetit, e cila synon një ndryshim dhe patjetër theksi shkon te vetëpastrirmi i radhëve të Policisë. Brenda strukturës së policisë ne tashmë po krijojmë mekanizma, të cilët synojnë të promovojnë njerëz me integritet të lartë moral dhe profesional,” tha ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht në tetë qarqe të vendit janë çelur aplikimet për t’u futur në Akademinë e Sigurisë, të studentëve që kanë përfunduar të dy ciklet e studimeve në fusha: drejtësi, ekonomi dhe IT, me mesataren 8 e sipër. Janë 100 vende për t’u plotësuar në Policinë Kriminale, të cilat do të përzgjidhen nga ky kontingjent studentësh universitarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?