Masakra e Selenicës. Berisha, Ramës: Njëmijë herë turp!
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson të turpshme mungesën e ngushëllimeve nga ana e Kryeministrit Edi Rama për familjarët e prekur nga tragjedia e Selenicës.
Në një reagim në Facebook, Berisha thotë se masakra e Selenicës ka prekur gjithë kombin dhe është lajm në median ndërkombëtare, ndërsa shton se i vetmi që nuk reagon është kryeministri Edi Rama.
Deklarata e Sali Berishës në Facebook:
“Një masakër që tronditi Shqipërinë dhe bëri lajme botëror por nuk të preku ty o skizofren! Njemije here turp o faqezi antishqiptar dhe antinjeri!
Miq, masakra ne Resulaj te Selenices, ne te cilen nje xhelat i vertet mori jeten e tete femijeve, burrave, grave te pafajshem dhe plagosi disa te tjere, ka shkaktuar dhimbje, tronditje dhe zi ne zemren dhe votren e çdo shqiptari.
Kjo masaker makabre ka perbere nje lajme boteror ne te gjitha mediat e medha te botes. Por kjo masaker nuk ka perbere lajm, nuk eshte denuar dhe nuk eshte thene nje fjale ngushelluese familjareve nga monstra ne krye te qeverise dhe funderrinat e tjera te kabinetit te skizofrenit, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau per se dyti viktimat e Selenices!
Me kete rast dua ti them monstres ne krye te qeverise, njeqind e njemije here turp o faqezi, antishqiptar dhe antinjeri, ty dhe funderrinave qe te rrethojne! Sb”.
KOHA JONË SONDAZH

