FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbërrijnë në Tiranë 9 kongresmenët amerikanë, bëjnë takimet e para

Kanë mbërritur në Tiranë 9 kongresmenët amerikanë që kanë nisur një tur vizitash në vendet e Ballkanit.

Misioni i tyre në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit, mësohet se ka të bëjë me çështjet e sigurisë nacionale dhe rajonale.

Misioni drejtohet nga kongresmeni Bob Goodlate, kreu i Komisionit të Drejtësisë në Kongresin e SHBA-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kongresmenët kanë zhvilluar një takim me presidentin Bujar Nishani, ndërsa rreth orës 10:00 kanë nisur një takim me kreun e Kuvendit dhe presidentin e ri, Ilir Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas takimit me ish-kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kongresmenët do të takojnë liderë të tjerë, ku ne oren 17:00 eshte parashikuar qe ata te mberrijne ne seline blu, per tu takuar me kreun e opozites Lulzim Basha.

I pranishëm në takim do të jetë dhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.

Takimi me kongresmenët do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

Në fokus të bisedimeve besohet të jetë ngërçi politik që ka mbërthyer vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?