Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 15:12 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike? Studentët e Lëvizjes Studentore Kombëtare kanë prezantuar sot qëndrimet dhe synimet e tyre në një deklaratë për mediat, të mbajtur në ambientet e Universitetit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbi 104 mijë pemë të mbjella, Veliaj: Tirana është sot qyteti numër një për turizëm dhe pastërti

Politikë E mërkurë, 1 Maj 2024 14:10
Mbi 104 mijë pemë të mbjella, Veliaj: Tirana është sot qyteti numër një për turizëm dhe pastërti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

1 Maji, Dita e Punëtorëve, shënoi edhe mbylljen e aksionit të mbjelljes së pemëve në Tiranë për sezonin tetor-prill, duke i shtuar kryeqytetit edhe 104 mijë pemë të reja.

Në një ceremoni të veçantë në Parkun Helen, pranë Liqenit të Farkës, kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi secilin prej donatorëve që dhanë një dorë për shtimin e gjelbërimit, si dhe shprehu mirënjohjen për çdo punëtor të Bashkisë së Tiranës, duke u uruar Festën e Punëtorëve.

“Sot është një ditë me diell dhe ne sapo kemi përfunduar sezonin e mbjelljeve. Sot është një ditë feste, një ngjarje që u kushtohet jo atyre që flasin, jo atyre që komentojnë, jo atyre që bëjnë analistin, jo llapaqenerisë së ekraneve, por atyre që punojnë! Gëzuar festën dhe gëzime paçi gjithmonë! Kjo ditë është edhe një moment i madh reflektimi sepse kur themi punëtorët e qytetit, duket sikur po flasim për një masë amorfe, por unë dua të falenderoj sidomos ata që e ndoqën me përkushtim energjinë që prodhoi mbi 104 mijë pemë për Tiranën tonë, duke dhuruar më shumë gjelbërim, më shumë hije, më shumë hijeshi dhe estetikë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se sot Tirana është bërë qyteti numër një në Evropë për turizëm, pastërti, për rritjen e ekonomisë dhe të vlerës së pronës. “Sot që është dita e 1 majit, dua të falenderoj jo vetëm stafin drejtues, por ata njerëz që bëjnë punë reale, që nuk dalin kurrë në televizor, që nuk japin kurrë mend si bëhet një punë, nuk ankohen kurrë, por janë njerëzit e thjeshtë të bashkisë, ata që mbajnë me nder uniformën me logon e Bashkisë së Tiranës dhe e kanë bërë Tiranën qytetin numër një sot në Evropë për turizëm, pastërti, për rritjen e ekonomisë dhe vlerës së pronës. Ka shumë njerëz që më thonë: ‘O kryetar, te lagjja jonë, poshtë ballkonit tim, duhet të vijë pak më shpesh pastrimi!’ Unë jam mik me kryetarin e Bashkisë së Vjenës, por në Vjenë nuk ka pastruese që rri poshtë ballkonit. Jam mik me kryetarin e Bashkisë së Parisit, por nuk ka pastrues poshtë ballkonit atje. Ka pastrues në rrugët kryesore të Parisit, por jo poshtë ballkonit, poshtë pallatit tënd. Jam mik me kryetarin e Bashkisë së Barcelonës, Londrës, Firences, Milanos, Athinës, Stambollit, por vetëm ne e ofrojmë një shërbim të tillë”, tha Veliaj, teksa i ftoi qytetarët të tregohen bashkëpunues dhe të ruajnë mjedisin.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke u ndalur te shtimi i sipërfaqeve të gjelbra, Veliaj tha se sot Tirana ka disa parqe, që mund të përdoren nga të gjithë qytetarët, ndërsa solli në vëmendje hapësirat publike të zaptuara më parë.

Veliaj komentoi edhe kritikat nëpër studio televizive. “Të rrish në studio e të japësh mend se në Tiranë nuk bëhet asnjë punë, pasi je bërë llucë në kazino, është kollaj. Nga divani të gjithë janë mjeshtra, tregojnë edhe si qeveriset bota, planeti dhe universi. Të dalësh në rrugë me fshesë, me lopatë, të sigurohesh që krasitet, që pastrohet, t’i rrish punës tek koka, ky është heroizmi i shekullit ku jetojmë dhe këta janë njerëzit, heronjtë tanë të punës”, u shpreh Veliaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shtimi i hapësirave të gjelbra është një ndër objektivat e Bashkisë së Tiranës, përcaktuar edhe në Planin e Veprimit “Qytet i Gjelbër”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 14 minutash

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!
Para 19 minutash

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Real Madrid falas: Pérez paralajmëron platformë për tifozët në Indi
Para 25 minutash

Real Madrid falas: Pérez paralajmëron platformë për tifozët në Indi

Ka nisur protesta, policia bllokon rrugën për të ndaluar protestuesit
Para 36 minutash

Ka nisur protesta, policia bllokon rrugën për të ndaluar protestuesit

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 16 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 18 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 20 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Horoskopi i ditës, 21 nëntor 2026
Para 9 orësh

Horoskopi i ditës, 21 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.