Mbledhja e kryeministrave, Rama: Diskutuam çështjet që nuk kanë ecur si duhet
Në Durrës po mbahet sot takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pas takimit, kryeministrat dolën në një konferencë të përbashkët për mediat.
Në fjalën e tij, shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama dha edhe disa detaje nga çështjet e diskutuara.
“Kemi zhvilluar një takim të frytshëm. Duke bërë një bilanc të ecurisë së procesit të krijimit të zonës rajonale ekonomike, duke parë me radhë të gjitha aspektet e një procesi qoftë ato që kanë ecur si duhet qoftë ato që kanë nevojë për një shtysë më të fortë.
Patjetër kemi diskutuar dhe më gjerësisht për marrëdhëniet dhe ecurinë e përbashkët në rrugën e anëtarësimit në BE”, tha Rama.
Rama zbuloi edhe arsyet e mungesës së disa homologëve.
“Kushte objektive kanë pamundësuar praninë e disa miqve të tjerë, i shpreh ngushëllimet tona kryeministrit Borisov për aksidentin tragjik ku humbën jetën shumë persona dhe është bërë shkak për anulimin në minutën e fundit të ardhjes së tij, po ashtu kryeministri i Maqedonisë e ka pasur të pamundur fluturimin për shkak të kohës, kryeministrja e Serbisë na përcolli keqardhjen. Duke bërë një bilanc të ecurisë të procesit të krijimit të zonës ekonomike. Kemi diskutuar më gjerësisht për marrëdhëniet për ecurinë e përbashkët në BE. Objektiv ngritja e qendrës për zhvillimin e qëndrueshëm teknologjik në Malin e Zi, iniciativë që e mbështesim fuqimisht”, tha Rama.
r
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/502437810231280/
KOHA JONË SONDAZH

