FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

​Mbledhja e PD, Bregu e Patozi përfundojnë në stolin ‘rezervë’ (Foto)

Dikur i shihnim krah kryetarit në tryezat e grupit parlamentar, por në këtë mbledhje të sotme në selinë e Partisë Demokratike, ata shfaqen në cep.

Majlinda Bregu e Astrit Patozi janë ulur në fund të sallës, mbështetur në një stol tek muri, ndërsa Albina Deda, Ervin Salianji e demokratë të tjerë të rinj janë ulur në mes të tryezës.

Bëhet fjalë për mbledhjen e PD me partitë e vogla aleate, ku shihet Dashamir Shehi që duket sikur i thotë, ‘Majlinda, po ti nuke ke vendin aty” dhe deputetja i kthehet me një të qeshur, pasi sic thotë ajo pas arritjes së marrëveshjes, ka ‘dy ditë që qesh”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy këta deputetë të PD-së kanë qenë ata që kanë kundërshtuar bojkotin e Parlamentit që iu bë për 3 muaj nga PD bashkë me aleatët e vegjël.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbledhja e PD, ja ku përfunduan Majlinda Bregu e Astrit Patozi

  

/shqiptarja.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?