Mbledhja informale/Kryebashkiakja Ademi i uron Ramës mirëseardhjen: Urojmë ta ketë seriozisht
Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, përshëndet mbledhjen informale të qeverisë në Velipojë. Përmes një postimi në facebook Ademi i sjell në vëmendje Ramës disa nga projektet për Shkodrën.
“Bashkia dhe Kryetarja Ademi urojnë vërtetë që qeveria e re ta ketë seriozisht dhe gjithnjë në prioritetet e saj, ashtu si në këtë mbledhje të parë, territorin e Bashkisë Shkodër”
Presim që ky takim i qeverisë të ushqejë një tryezë dialogu mes pushtetit vendor dhe qëndror për materializimin e projekteve të propozuara për Shkodrën, duke i garantuar nga ana tjetër, bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndersjelltë” thuhet në postim.
Projektet e Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV)
- Rivitalizimi i Hyrjes së Shkodrës(perimetri Bërdicë-Shkodër)
• Përmirësimi mobiliteti dhe aksesit ndërkufitar (Aksi Rrugor Shirokë- Zogaj përfshi pikën doganore);
• Mbyllja e unazës dhe zhvillimi i turizimit të integruar malor (Kompletimi i Unazës Shkodër-Shalë-Theth-Bogë-Koplik);
• By-Pass Lindor i Qytetit Shkodër;
• Muzeu i artit pamor “Lin Delija”;
• Rikualifikim i i ballinës Ujore buzë Liqenit të Shkodrës;
• Urbanizimi i Plazhit të Velipojës dhe zonave informale Mark Lula, Kiras, Rrethina;
• Qendra e Trajtimit të Ujërave të Zeza Shkodër.
KOHA JONË SONDAZH

