FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbledhja LIVE/ Rama mbledh Grupin parlamentar të PS

Kryetari i PS dhe Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në orën 12:00, Grupin parlamentar socialist.

Mbledhja zhvillohet një ditë para seancës së parë të Kuvendit të ri të Shqipërisë dhe pritet që Rama të kërkojë pjesëmarrjen e plotë pa asnjë mungesë të deputetëve të tij.

Që në fillim të fjalës së tij, Rama ka konfirmuar edhe njëherë se do të zgjedhin Gramoz Ruçin si kryetar të Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se nëse PD dhe opozita nuk do ta votojnë ‘shokun tonë, Gramoz si kryetar të Kuvendit, janë duke gabuar rëndë’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Ndihem shumë mirë me energjitë e këtij grupi dhe mendoj se pjesa me përvojë do të jetë mbështetje për ata që janë zgjedhur rishtas dhe nesër do të shkelin për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë.

Dua të nënvizoj se me zgjedhjen e Gramozit në krye të Kuvendit ai nuk është njeriu i duhur për besimin tonë se është shoku ynë, por se është njeriu i duhur.

Dua tu them konkurrentëve tanë demokratëve se nëse ata refuzojnë të votojnë Gramozin, deputetin më me përvojë të Kuvendit, gabojnë 100 herë me politikën e baltës dhe se shqiptarët e shpërfillin lojën me topa balte.

Sidoqoftë ne, në do ta konfirmojmë më votën e shumicës së 25 qershorit.

Në fillimjavën e ardhshme ne do të prezantojmë qeverinë e re, kryesinë e këtij grupi dhe drejtuesit e komisioneve. Me kryetarin  e Grupit parlamentar kemi hartuar tekstin që do të nënshkruhet në prani të grupit parlamentar dhe Asamblesë së PS.

Natyrisht që puna e grupit fillon zyrtarisht nesër me seancën në Kuvend.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155121976631523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?