Mbledhja me dyer të mbyllura, Basha nxjerr dhëmbët në Kryesinë e grupit të PD: Nuk tolerohen më…

Zbardhen diskutimet ne mbledhjen me dyer të mbyllura të kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike të mbledhur sot në selinë blu.

Duke iu referuar burimeve nga mbledhja mediat raportojnese kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ngritur tonet ndaj deputetëve duke iu kërkuar të punojnë me kohë të plotë për të rritur opozitarizmin.

“Deputetët do funksionojnë ndryshe. Puna e deputetit është full time, jo me kohë të pjesshme. Duhet disiplinim i punës, për te rritur eficencën dhe opozitarizmin. Nuk mund të lejohen më angazhime të pjesshme me disa orë. Deputetët do të angazhohen çdo ditë me kohë të plotë si ligjvënës dhe në shërbim të qytetarëve. Caktohen ditët e kalendarët për mbledhjen dhe përgatitjen e deputetëve për ligjet dhe oponencën në Parlament dhe në publik, si dhe ditët e takimit me qytetarët në zonat elektorale. Të gjithë deputetët aktivë, asnjë i mënjanuar”, mësohet t’iu ketë thënë Basha deputetëve demokratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?