Mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Flutura Açka i kthehet PS: Ju e keni zgjedhur Presidentin

Konferenca e kryetarëve u mblodh sot për të vendosur datën kur do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në nisje të mbledhjes kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se propozimi i socialistëve është që votimi i parë të zhvillohet në datën 16 maj.

Pjesë nga debati në mbledhje

Swiss Digital Desktop Reklama

Balla: I qëndroj propozimit të bërë për të bërë votimin e parë në datën 16 maj në orën 17:00. Kjo datë është një datë e përshtatshme dhe brenda afatit që ka përcaktuar Kushtetuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Açka: Më kujtohet shumë mirë kur u zgjodh Meta, dhe një trashje zëri e Ramës që tha “dil tani dhe mbylle këtë punë”. E dëgjova edhe dëshirën tuaj për të negociuar me opozitën. Por unë kam drojet e mia dhe për shkak të asaj që ka ndodhur katër vite më parë, kam frikërat e mia në këtë pikë. Çfarë ka ndodhur? E shatë, e bëtë, hëngrët ngjala me të, e lëvduat, e çuat në Kushtetuese, tani do ti bëni funeralin politik. Tani duhet ti kërkonit një ndjesë qytetarëve për këtë. Ju hapët një process që këtu e shitët si process të mbyllur që u takonte vetëm ju. Unë jam e bindur që ju e keni zgjedhur presidentin për mos të thënë dhe emra. Ju nuk keni kriter të tretë, ose bijën o se birin e një komunisti që i ka shërbyer asaj kohe, ose ndonjë lëpirës dore.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?