Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD, del lista e emrave që do të votohen për kryesinë e partisë
Mbahet sot Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ku do të votohen sot emrat e anëtarëve për Kryesinë e partisë. Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Rithemelimit u miratua lista me 47 kandidatët e Sali Berishës.
Në listën e miratuar në mbledhjen e drejtuar nga kreu i PD, Sali Berisha, shihet se janë rikthyer disa prej emrave të njohur demokratë, si Jozefina Topalli, Genc Pollo, Arben Imami apo Bujar Nishani, por nuk mungojnë edhe emra të rinj.


