FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbretëresha Elizabeth II, telegram urimi Presidentit Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një telegram urimi nga Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II me rastin e marrjes së detyrës.

Në mesazhin e saj, Mbretëresha Elizabeth II, e uron z. Meta për përurimin e tij si President dhe thekson se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vijoj ngushtësisht për të fuqizuar më tej marrëdhëniet.

“Dëshiroj t’ju uroj me rastin e përurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Unë dhe Qeveria ime presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të fuqizojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ju përcjell Ju dhe popullit të Republikës së Shqipërisë urimet e mia më të mira për të ardhmen”, shkruhet në mesazhin e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?