Mbreti Charles shpall 17 ditë zie për vdekjen e Mbretëreshës Elisabeth II

Mbreti Charles III ka shpallur 17 ditë zie për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbreti ka kërkuar që të mbahet një periudhë zie mbretërore nga e premtja deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës, sipas një deklarate të Pallatit Buckingham. Data e funeralit do të konfirmohet “në kohën e duhur”.

Mirror raporton se zia mbretërore do të mbahet nga anëtarët e familjes mbretërore, stafi i familjes mbretërore dhe përfaqësuesit e familjes mbretërore në detyrat zyrtare, së bashku me trupat e angazhuar në detyrat ceremoniale.

Rezidencat mbretërore do të mbyllen deri pas funeralit të Mbretëreshës, raporton “Koha Jonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është dëshira e Madhërisë së Tij Mbretit që një periudhë zie mbretërore të mbahet nga tani deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës. Data e funeralit do të konfirmohet në kohën e duhur”, shkruan Pallati.
Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë këtë të enjte (8 shtator) në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte udhëheqësja më jetëgjatë e Britanisë, duke mbretëruar 70 vite. Pas vdekjes së Elizabeth, në fron u ngjit djali i saj ish-Princi i Uellsit, Charls.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?