Mbyll misionin diplomatik, Meta takon ambasadoren e Kinës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim lamtumire, Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, zonjën Jiang Yu, në mbyllje të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e spikatur të Ambasadores Yu, për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Kinës, në traditën më të mirë të tyre, gjatë mandatit të saj.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi angazhimin e Ambasadores Jiang Yu për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe atë kulturor dypalësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?